Bota Kocijançiq: Dialogu para- aderues mes BE-së dhe Maqedonisë nuk ka stanguar!

Kocijançiq: Dialogu para- aderues mes BE-së dhe Maqedonisë nuk ka stanguar!

Dialogu para- aderues në nivel të lartë mes BE-së dhe Maqedonisë vazhdon në nivel teknik, thonë nga Komisioni Evropian, pas shkrimeve nëpër mediumet maqedonase se procesi është i ngrirë. -Dialogu para- aderues vazhdon në nivel teknik. Tani për tani nuk ka plane për takim plenar mes euro-komisarit dhe kryeministrit- deklaroi Maja Kocijançiq, zëdhënësja e euro-komisarit për bisedime para- aderuese, Johanes Han. Dialogu para- aderues në nivel të lartë filloi në mars të vitit 2012 dhe është vegël për mbajtjen e vazhdës së reformave evropiane në Maqedoni.