Maqedoni Ja pse ka ndryshuar data e mbajtjes së Kongresit të VMRO-së në...

Ja pse ka ndryshuar data e mbajtjes së Kongresit të VMRO-së në Kumanovë

Së pari u vendos data e sotme që të mbahet Kongresi I VMRO-së, mirëpo më pas e ndryshuan atë, siç paralajmëroi “Meta”“,për qëllime operative dhe sigurie.

Nga VMRO mohuan se që ndryshimi i datës së kongresit për 2 dhe 3 maj është bërë për shkak të protestave të paralajmëruara nga opozita.

“Për datën e mbajtjes së kongresit vendos kryesia qendrore. Ndryshimi i datës nuk ka të bëjë me protestat e paralajmëruara nga opozita”tha për Meta, Aleksandat Biçikliski nga radhët e VMRO-së.

Kongresi i 15 i kësaj partie u mbajt javën e kaluar në Kumanovë ku me shumicë votash fitoi sërish mandatin Nikolla Gruevski.