Bota Kush mori pjesë, e cilët liderë e injoruar marshin në Paris?

Kush mori pjesë, e cilët liderë e injoruar marshin në Paris?

Kryetari i SHBA-ve, Barak Obama, nuk prezantoi në marshin e Parisit, i cili u mbajt dje si protestë kundër vrasjes të gazetarëve të javores satirike “Charlotte ebdo”. Nuk morri pjesë as sekretari shtetëror Xhon Keri, i cili bashkë me kryeministrin e Maqedonisë Nukolla Gruevski, ishte mysafir në Samitin e parapranimit “Vibrant Guxherat” në Indi.

Mediet amerikane thonë se vënie në skenë  ka qenë që përfaqësues i tyre në marsh ka qenë vetëm ambasadori i SHBA-ve në Paris, Xhjen Hartli.

“CNN” sot me fotografi të liderëve(mes të cilëve edhe kryeministri i Greqisë Andonis Samaras) haptas pyet “Ku ishte Obama?”.

Në Paris, por në samit të sigurisë për luftën kundër terrorizmi, ka qenë edhe prokurori publik i SHBA-ve, Erik Holder.

Në marshin morën pjesë kryeministri i Britanisë Dejvid Kameron, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, kancelaria gjermane Angela Merkel, Kryetari palestinez Mahmud Abas dhe ministri i punëve të jashtme, Sergej Llavarov.

Nga vendet e rajonit morën pjesë kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kryeministri i Shqipërisë dhe Turqisë, Edi Rama dhe Ahmet Davutoglu, zevendës kryeministri i Bosnjës dhe ministër i punëve të jashtme, Zllatko Lagumxhija dhe kryetari i Kuvendit të Srbisë, Maka Gojkoviq.

Mes pjesëmarrësve ishin edhe kryeministri i Irlandës – Enda Keni, i Portugalisë Pedro Paso Koeljo, kryeministri i Çekisë Bohuslav Sobotka, i Sllovakisë Robert Fizo, i Latuisë Lajmdota Stajuma, i Bullgarisë Bojko Borisov, i Hungarisë Viktor Orban, kryeministri kroat Zoran Milanoviq dhe të tjerë.