Maqedoni Kërcënime për Ermira Mehmetin, ia thyejnë makinën

Kërcënime për Ermira Mehmetin, ia thyejnë makinën

Ish deputetja e BDI-së, Ermira Mehmeti përmes profilit të saj në Facebook njoftoi se mbrëmë i është dëmtuar makina dhe se i janë kërcënuar.

“Ju mund te vazhdoni të thyeni edhe xhamat tjera te makinës time, mund te me dergoni pa ndalur mesazhe kercenuese, mund te vazhdoni me thirrjet anonime pas mesnate, mund te vazhdoni të bëni skenare kundër meje… kjo nuk e ndryshon realitetin politik – se ju jeni asgje me shume pos humbes tragjike”, shkroi ajo në profil.

 

Incidenti vjen një ditë pasi Mehmeti në emisionin “360 gradë” në Alsat -M, deklaroi se humbësit më të mëdhenj në zgjedhjet e 11 dhjetorit janë BDI dhe VMRO DPMNE. Ajo në emision tha se “në gisht mund të numërohen personat e BDI-së që duan koalicion me VMRO DPMNE-në”.