Maqedoni Marrëveshja e qershorit: Afatet dihen, zbatimi në dyshim

Marrëveshja e qershorit: Afatet dihen, zbatimi në dyshim

Takimet e kaluar nga liderët e partive politike për zgjidhjen e krizës politike dhe dokumentet që dolën prej tyre, si dhe nga takimet me përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtarë, sollën njëfarë orari të aktiviteteve deri në zgjedhjet e parakohshme në prill të vitit të ardhshëm.

Sipas kësaj, këto mund të jenë datat:

  • Më 29 qershor

Takim liderësh ku partitë do të tentojnë të gjejnë zgjidhje të përbashkët për qeverinë kalimtare. Kjo u arrit më 19 qershor, në prezantimin e raportit të Rajnhard Pribe.

  • Sesioni i korrikut të Këshillit të BE-së

Pritet të prezantohen propozime të hollësishme dhe konkrete për reformat të cilat planifikohen të zbatohen muajt në vijim.

  • Fundi i gushtit

Takim me ndërmjetësit e BE-së për të gjitha partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, ku duhet të miratohet marrëveshje për zgjidhjen e reformave strukturale në fushën e kapitujve 23 dhe 24.

  • Tetori

Sesioni i rregullt i Këshillit të BE-së dhe prezantimi i raportit vjetor për avancimin e Maqedonisë.

  • Nëntor

Raporte nga komisionet parlamentare që parashihen me marrëveshjen e 2 qershorit e me të cilat duhet të udhëheq LSDM (komision parlamentar bazuar në skandalin e përgjimeve, komisione për zbulimin dhe intervenimin në komunikime )

Të gjitha këto data dhe afate mund të dështojnë nëse këtë të hëne (29 qershor) liderët nuk arrijnë marrëveshje për qeveri kalimtare.

E pasigurt ngel:

  • Kur dhe a do të kthehet LSDM në Kuvend;
  • Kur, si dhe a do të largohet kryeministri nga posti;
  • Si do të zbatohen reformat e parapara në marrëveshjen e 2 qershorit dhe a do t’i zbatojmë vet apo kjo do të ndodh me ndërmjetësim nga komuniteti ndërkombëtarë
  • Datë të saktë për zgjedhjet (kur dhe a do të jenë në prill )