Maqedoni Jankuloska tallet me parashikimin e Garetit për Maqedoninë në vitin 2027

Jankuloska tallet me parashikimin e Garetit për Maqedoninë në vitin 2027

Ish ministrja e brendshme dhe zyrtare e lartë e VMRO DPMNE-së, Gordana Jankuloska përmes Twitter-it është tallur duke komentuar parashikimet e ambasadorit britanik në Maqedoni, Çarls Garet, për atë se si e sheh ai vendin tonë pas 10 viteve.

Jankuloska ripostoi versionin anglez nga teksti i “Meta” për parashikimet optimiste të ambasadorit me titull “Garet: Maqedonia në vitin 2027 do të ketë kryeministre- grua dhe do të jetë në NATO dhe BE”, dhe shkroi: “U dëshmua tani, tani i ka mbetur të merret me të ardhmen”, me hashtag “Nostradamus”.

Ish ministrja nuk lëshoi rastin përmes rrjetave sociale t’i komentojë ngjarjet lidhur me Britaninë e Madhe dhe me ambasadorin, Çarls Garet.

Një ditë pas referendumit në Britaninë e Madhe, ku qytetarët e saj votuan për “Brexit” gjegjësisht për daljen e vendit nga BE, Jankuloska i dërgoi cicërime ambasadorit duke i thënë: “Tani ç’bëjmë”?

Ndryshe, Jankuloska është bursiste në Britaninë e Madhe gjegjësisht siç mund të shihet nga biografia e saj, ajo ka kryer magjistraturë në universitetin e Kentit, në Kenterberi. Në korrik 2004, universiteti i ndau çmim për arritje të veçanta në lëmin e të drejtës.

Ambasada britanike në Shkup përmes rrjetit social Facebook filloi fushatë me titull “Maqedonia 2027” ku dëshiron të dëgjoj mendimet e qytetarëve se ku e shohin vendin për 10 vite dhe çfarë do të donin vendi të arrijë.

Pikëpamjen e parë rreth ardhmërisë së Maqedonisë e dha vet ministri britanik në vend, Çarls Garet i cili parashikimet i paraqiti përmes ditarit personal, i shkruar më “26 gusht 2027”.