Maqedoni Janeva filloi me punë: Gruevski, Mijalkov, Jankulloska, Janakieski dhe “Puçi” të parët...

Janeva filloi me punë: Gruevski, Mijalkov, Jankulloska, Janakieski dhe “Puçi” të parët në shqyrtim

Lëndët kundër ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, kryeministri Nikolla Gruevskin, ish ministrat e brendshëm dhe për transport e lidhje, Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski si dhe rasti “Puç” janë të parat që prokurorja speciale Janeva i ka kërkuar nga Prokuroria speciale dhe për të cilat do të nis hetim. Këtë e njoftuan sot nga kabineti i Janevës, në faqen e tyre zyrtare në Facebook, në tekst përplotë me formulime profesionale- juridike.

Prej atje njoftojnë se gjatë vendimmarjes se cilat lëndë janë kërkuar së pari nga prokuroritë, që deri më tani kanë vepruar sipas tyre, është marrë parasysh urgjenca e lëndëve dhe faza në të cilën gjenden ato.

“Në drejtim të realizimit të planit, deri në prokuroritë kompetente janë dërguar kërkesa për dorëzimin e lëndëve. Deri te prokuroria themelore publike për ndjekjen e kriminalitetit dhe korrupsionit, është nisur kërkesë për dorëzimin e lëndës me numër 90/15 ndërsa bëhet fjalë për padi penale nga LSDM kundër personit S.M. për veprën penale mitmarrje nga neni 357, paragrafi 5 në lidhje me pikën 1 nga Kodi penal dhe vepra penale- keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim nga neni 353, paragrafi 5 në lidhje me pikën 1 nga Kodi penal kundër S.K për veprën penale- mitmarrje nga neni 357, pika 5 në lidhje me nenin 24 nga Kodi penale dhe veprën penale- keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizim nga neni 353, pika 5 në lidhje me pikën 1 të nenit 24 nga Kodi penal dhe H.H për veprën penale- dhënie ryshfeti nga neni 358, paragrafi 1 nga Kodi penal si dhe lënda e verifikuar me numër 25/15 ( i njohur si “Puçi”). Deri te Prokuroria themelore publike- Shkup është ngritur kërkesë për dorëzimin e lëndës me numër 770/15 kundër N.G, G.J, M.J dhe kundër N.N (i panjohur) persona të punësuar në MPB për vepër penale- falsifikim të dokumenteve sipas nenit 378. Deri te Prokuroria themelore publike- Manastir është ngritur kërkesë për dorëzimin e lëndës me nr 636/15, kundër V.T dhe S.B për veprën penale, keqpërdorim të pozitës zyrtare nga neni 353. Der te Prokuroria themelore publike- Kumanovë është ngritur kërkesë për dorëzimin e lëndës me nr 353/15 pas kallëzimit penal nga person fizik kundër personit N.N, person përgjegjës për komunikime në operator celular dhe kundër personit juridik për vepër penale-përgjim ilegal dhe regjistrim tonik neni 151.

Siç njoftojnë nga prokuroria që do t’i hetoj pohimet që dalin nga përmbajtja e “bombave” të opozitës, pas marrjes së lëndëve të prokurores, vendimet e para prokuroria speciale pritet t’i merr në afatet e parapa me ligj, “që nuk kalojnë 16 ditë nga kërkesa e dërguar për dorëzimin e lëndëve”.

Pasi do të kërkohen gjegjësisht sot, prokuroritë ka afat prej 8 ditëve t’ia dërgojnë Janevës. Më pas prokuroria speciale në afat prej gjithashtu 8 ditëve duhet të merr vendim për kompetencën.

“Në plan është vërtetuar kornizë kohore në të cilën do të dorëzohen kërkesat për dorëzimin e lëndëve në këtë prokurori, që nuk kalon 15 ditë mes dy kërkesave të dorëzuara. Plani përfshin listë të lëndëve” thonë nga prokuroria speciale