Maqedoni Ivanov: Maqedonia mbështet qeverinë e zgjedhur demokratike të Turqisë

Ivanov: Maqedonia mbështet qeverinë e zgjedhur demokratike të Turqisë

Republika e Maqedonisë mbështet qeverinë e zgjedhur demokratike të Republikës së Turqisë ndërsa për momentin mbahet takimi i grupit për vlerësim për analizë të gjendjes së sigurisë, njoftojnë nga kabineti i presidentit Gjorgje Ivanov.

““Republika e Maqedonisë e mbështet qeverinë e zgjedhur demokratike të Republikës së Turqisë e cila si vend-anëtare e NATO-s dhe si shtet jashtëzakonisht i rëndësishëm në ballafaqimin me sfidat globale është miq i madh dhe partner strategjik i Republikës së Maqedonisë. Presidenti Ivanov e mbështet normalizimin e gjendjeve në Republikën e Turqisë dhe bën thirrje për respektim të institucioneve demokratike dhe evitim të çfarëdo lloj dhunë dhe gjakderdhje”, njoftoi Kabineti i Ivanovit.

Prej atje thonë se R. e Turqisë si vend- anëtarë i NATO-s është mik i madh dhe partner strategjik i RM-së ndërsa presidenti Ivanov mbështet normalizimin e gjendjeve në R. e Turqisë dhe bën apel për respektimin e institucioneve demokratike dhe evitimin e çfarëdo aktit të dhunës dhe gjakderdhjes.

Presidenti i Maqedonisë porositi se nevojitet mendjeprehtësi dhe qetësi dhe se synimet politiket duhet të arrihen vetëm me dialog.