Maqedoni Ivanov ju bëri thirrje liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi

Ivanov ju bëri thirrje liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi

Presidenti i vendit Gjorgje Ivanov ju bëri thirrje partive politike të tregojnë përgjegjësi ndaj qytetarëve dhe interesave të shtetit dhe t’i vendosin fund kësaj krize.

Marrëveshja politike e cila u arrit për këtë qëllim ka obligime dhe afate të qarta, thuhet në apelin publik të Ivanov. Ai shton se është koha që, pa shtyrje të mëtutjeshme, të zbatohen pikat e Marrëveshjes së Përzhinos.

Presidenti Ivanov vlerëson se është e palejueshme sjellja joserioze dhe mospasja e ndjenjës së përgjegjësi dhe shtetësisë.

“S’mund të evitohen obligimet e Marrëveshjes, e me këtë të vihet në pikëpyetje perspektivën evropiane dhe euro- atlantike si dhe prosperiteti i qytetarëve të RM-së” shkruan në njoftimin e kabinetit të Ivanov.

Në njoftim thuhet se Maqedonia, rajoni dhe Evropa ballafaqohen me sfidat serioze dhe ajo që më së paku na duhet është thellimi i krizës.