Maqedoni IRI nuk planifikon anketë parazgjedhore për rejtingun e partive në Maqedoni

IRI nuk planifikon anketë parazgjedhore për rejtingun e partive në Maqedoni

Instituti Ndërkombëtarë Republikan (IRI) i cili bën hulumtime të mendimit publik gjatë vitit për disa tema, nuk paralajmëron anketë parazgjedhore për rejtingun e partive politike në Maqedoni.

“Tani për tani nuk kemi plan për të bërë hulumtim për zgjedhjet e 11 dhjetorit” thotë Ilina Mangova, përfaqësuese e IRI- Maqedoni.

Anketat e IRI-t vlejnë si anketat më të sakta dhe më relevante lidhur me rejtingun e partive politike dhe rejtingun e liderëve. Nga ky institut bëjnë hetime dy- tre herë në vit me pyetjet e njëjta të cilat, nëse krahasohen ndër vite mund të vërehet tendencë e rritjes apo rënies në sektorë të caktuar. Në vitin 2014-të, kur u zhvilluan zgjedhjet e fundit parlamentare në Maqedoni, IRI publikoi katër anketa.

Katër anketat e fundit të IRI-t ishin zhvilluar në prill dhe janar të këtij viti, si dhe në qershor dhe shkurt të vitit të kaluar.

 

Anketa e fundit e IRI-t u publikua më 9 qershor ndërsa është zhvilluar prej 19 deri 25 prill. Sipas hulumtimit, 27% e të anketuarve do të votonin për VMRO DPMNE-në, 18% për LSDM-në, 23% nuk u përgjigjën, për BDI-në do të votonin 6% ndërsa 3% për PDSH-në.

Anketa tregoi se 55% e qytetarëve ndajnë mendimin se kreu i VMRO DPMNE-së dhe ish kryeministri nuk e kryen punën siç duhet dhe nuk meriton sërish të emërohet në këtë post ndërsa 33% vlerësuan të kundërtën.

Megjithatë, edhe pse me ulje të mbështetjes, sipas anketës së fundit të IRI-t, rejting më të mirë nga politikanët kishte Nikolla Gruevski me 21% ndërsa Zaev dhe Ali Ahmeti kishin nga 9 gjegjësisht 4%.
Create line charts