Maqedoni Hiqet paraburgimi dhe fletë- arresti për Sead Koçan

Hiqet paraburgimi dhe fletë- arresti për Sead Koçan

Gjykata e Apelit Shkup dje deri në Gjykatën Themelore Shkup ka dorëzuar vendimin e Gjykatës Supreme me të cilin shfuqizohet paraburgimi i biznesmenit Sead Koçan, pronar i kompanisë “Transmet” dhe Televizionit NOVA, pas çka Këshilli Penal i Gjykatës së Shkupit 1 ka marrë vendim për tërheqjen e fletë- arresteve që i shqiptoi gjykata, deklaroi Stojnaçe Ribarev, u.d kryetari i Gjykatës Themelore Shkupi 1.

“Meta” dje pasdite tentoi të verifikoj informacionin e këtillë që bëri jehonë nëpër media, se paraburgimin e Koçanit Supremja e ka hequr që të premten, por prej atje morëm informatë se nëse nuk publikohet në faqen e gjykatës, për vendimin e marrë mund të flitet të hënën.

Ndryshe, Koçan në lëndën e Speciales “Trust” akuzohet se me dokumente të falsifikuar ka marrë tenderë për gërmim në REK Bitola së bashku me dy kompani tjera.