Maqedoni Han: Bisedimet po shkojnë në drejtimin e duhur

Han: Bisedimet po shkojnë në drejtimin e duhur

Në intervistë për gazetën austriake “Standard”, euro- komisari për zgjerim Johanes Han thotë se opozita javën e ardhshme patjetër duhet, siç është arritur marrëveshja, të kthehet në Kuvend.

“Më pas do të emërtohet prokurori publik. Në lidhje me këtë, po dëgjoj nga të dyja partitë se ka avancim në këtë drejtim. Ne, BE dhe familja ndërkombëtare, do të bëjmë përpjekje të mëdha zgjedhjet në prill të jetë demokratike dhe korrekte si dhe të kalojnë sipas standardeve ndërkombëtare” tha Han.