Maqedoni Han: Maqedonia mori rekomandim me kusht që të zbatoj Marrëveshjen e Përzhinos

Han: Maqedonia mori rekomandim me kusht që të zbatoj Marrëveshjen e Përzhinos

“Maqedonia mori rekomandim për fillimin e bisedimeve për hyrje në BE, por me dy kushte. I pari, që tërësisht të zbatohet Marrëveshja e Përzhinos dhe i dyti, që të zbatohen reformat e nevojshme”, theksoi në prezantimin e sotëm të raportit të Maqedonisë, euro- komisari Han.

“Në Maqedoni ekziston sistem i mirë ligjvënës- juridik. Mirëpo, sistemi politik është i përfshirë në korrupsion. Për këtë shkak ndodhi Marrëveshja e Përzhinos që të zgjidhet kriza politike. Përmbajtja e bisedave të përgjuara që u publikua në opinion, tregon se sistemi politik është i rrezikuar. Liderët politik duhet të jenë të vetëdijshëm rreth reformave. Nevojitet të përfundoj reforma e Marrëveshjes së Ohrit. Nevojitet besim për përforcimin e marrëdhënieve ndër- nacionale. Komisioni i jep rekomandim Maqedonisë, por me kusht që të zbatohet Marrëveshja e Ohrit” theksoi Han.