Maqedoni Han kërkoi zbatimin e asaj që është arritur si marrëveshje dhe vazhdimin...

Han kërkoi zbatimin e asaj që është arritur si marrëveshje dhe vazhdimin e negociatave

Në njoftimin dërguar deri tek mediumet vonë dje, pas takimit me liderët politik në Shkup, euro- komisari Johanes Han theksoi se angazhimet e partive në të ardhmen duhet të zbatohen në frymën e besimit.

“Një numër i caktuar i masave konkrete janë diskutuar dhe kontraktuar për ballafaqimin me sfidat që qëndrojnë para shtetit. Një numër i caktuar duhet të elaborohet në mënyrë shtesë në ditët në vijim dhe në këtë drejtim komisari kërkoi bisedimet me liderët të vazhdojnë së shpejti”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Han.

Han vlerësoi bisedimet si konstruktive dhe tha se të gjitha palët kanë premtuar se do t’i vendosin interesat e qytetarëve në vend të parë. Ata e kanë konfirmuar angazhimin e tyre drejt procesit euro- atlantik dhe parimeve demokratike, përforcimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe ndër- fqinjësore.