Korrespondentë Hajndël: Interesat shtetërore duhet të vendosen mbi ato politike

Hajndël: Interesat shtetërore duhet të vendosen mbi ato politike

Partitë opozitare shqiptare Lëvizja BESA, LR PDSH dhe Uniteti janë ftuar në një takim të përbashkët me të dërguarin e posaçëm të Bundestagut gjerman Johanes Hajndëll. Ata kanë biseduar për krizën politike në Maqedoni.

I dërguari special gjerman së bashku me ambasadoren gjermane, ka dëgjuar qëndrimet dhe propozimet për dalje nga kriza nga këto tre parti shqiptare. Hajndëll më herët u takua edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti dhe me atë të PDSH-së, Menduh Thaçi.