Maqedoni Gruevski të hënën në SHBA ndërsa euro- deputetët në Shkup

Gruevski të hënën në SHBA ndërsa euro- deputetët në Shkup

Kryeministri Nikolla Gruevski të hënën do të udhëtoj për në SHBA, ku sipas paralajmërimeve do të takohet me zv/presidentin e këtij vendi, Xho Bajden. Thellimi i raporteve, reformat në Maqedoni dhe proceset demokratike, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe raportet tregtare si dhe integrimi i vendit në BE dhe NATO, pritet të jenë temë diskutimi mes kryeministrit Gruevski dhe Bajden, shkruan “Utrinski”.

Ky është takimi i dytë i Gruevskit me zv/presidentin Bajden. Takimi i parë mes tyre ishte në shkurt të vitit 2011. Të hënën kur Gruevski do të udhëtoj në SHBA, në vend pritet të arrijnë euro- deputetët Riçard Houit, Eduard Kukan dhe Ivo Uajgl. Sipas paralajmërimeve, treshja evropiane pritet të kenë takime të ndara me nënshkruesit e Marrëveshjes së Përzhinos.

Zëdhënësja e KE-së, Maja Kocijançiq dje konfirmoi se euro- komisari Johanes Han do të vizitoj Maqedoninë kah mesi i janarit që të diskutoj rreth zbatimit të Marrëveshjes së Përzhinos. Vizita e paralajmëruar e Gruevskit në SHBA vjen në kohë kur kalojnë afatet kur duhet të jep dorëheqje dhe të zgjidhet qeveria kalimtare deri në zgjedhjet e 24 prillit.