Maqedoni Gruevski sot në SHBA në takim me zv/presidentin amerikan Bajden

Gruevski sot në SHBA në takim me zv/presidentin amerikan Bajden

Kryeministri i R. së Maqedonisë, Nikolla Gruevski sot qëndron në SHBA për vizitë pune ku pritet të takohet me numrin dy të vendit Xho Bajden ndërsa sipas të dhënave të pakonfirmuara, është e mundshme të ketë takimet edhe me zyrtarë tjerë amerikan.

Takimet sipas agjendës, do të mbahen në orët e vonshme sipas kohës lokale në vendin tonë.

Thellimi i raporteve të ndërsjella, reformat në Maqedoni dhe proceset demokratike, rritja e bashkëpunimit ekonomik dhe raporteve tregtare, çështjet e sigurisë dhe integrimi i Maqedonisë në BE dhe NATO, sipas paralajmërimeve, pritet të jenë tema diskutimit në Uashington mes Gruevskit dhe Bajdenit.

Këtë fundjavë u paraqitën informacione se Gruevski në Uashington do të ketë takime edhe me zëvendësen e sekretarit shtetëror të SHBA-së, Viktoria Nuland. Megjithatë, për këtë informacion tani për tani s’ka konfirmim nga Gruevski e as nga Qeveria.

Ky është takimi i dytë i Gruevskit me zv/presidentin amerikan Bajden. I pari ishte në shkurt 2011.