Maqedoni Gruevski në Kongresin e partive simotra në Maltë

Gruevski në Kongresin e partive simotra në Maltë

Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski sot dhe ditët në vijim, së bashku me delegacionin e partisë do të jetë pjesë e Kongresit të Partisë Popullore Evropiane (PEE), që mbahet në Maltë, konfirmoi për “Meta”, zëdhënësi i partisë, Ivo Kotevski.

Vizita e Gruevskit në Maltë dhe pjesëmarrja në Kongresin e PEE, vjen në kohë kur Kuvendi duhet të zgjedh kryetarin e ri të këtij institucioni ligjvënës, si kusht për vazhdimin e procesit për formimin e Qeverisë, pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit.

Vizita e Gruevskit në Kongresin e PEE, siç deklaroi Kotevski, mes tjerash “do të shfrytëzohet për takim dypalëshe me njerëz nga establishmenti politik evropian”.