Maqedoni Gruevski paralajmëroi përgjigje konkrete për “bombën”

Gruevski paralajmëroi përgjigje konkrete për “bombën”

Kryeministri Nikolla Gruevski pas përgjigjes së shkurtër para takimit me kolegun e tij serb Aleksandar Vuqiq, theksoi se shumë shpejtë do të dal në opinion me detaje shtesë.

Nikolla Gruevski shumë shkurt e komentoi shpërthimin e “bombës” së dytë të Zoran Zaevit.

“Unë në pres konferencë paralajmërova se ka punë të këtilla, dhe tregova se Zaev më tregoi se këto materiale i ka prej shërbimeve të huaja sekrete. Në konferencën për gazetarë të mbajtur më herët e kam dhënë qëndrimin se do të ndodhte diçka, pasi që kam pasur katër takime me Zoran Zaevin, e i cili më kishte deklaruar se ka incizime që ia kanë dhënë shërbimet e huaja”, ka deklaruar kryeministri Gruevski, pas seancës së përbashkët qeveritare me kryeministrin serb.

Ai ka thënë se për momentin është i rezervuar që të japë deklarata për këto çështje, por diçka të tillë do ta bëjë më vonë.