Maqedoni Gruevski me Danielson: Prioriteti i VMRO DPMNE-së është normalizimi i gjendjes

Gruevski me Danielson: Prioriteti i VMRO DPMNE-së është normalizimi i gjendjes

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në takimin me Drejtorin e Drejtorisë për zgjerim të Komisionit Evropian, Kristian Danielson, ka biseduar për situatën aktuale politike, sfidat me të cilat ballafaqohet vendi, integrimet evropiane dhe reformat që duhet bërë, kanë bërë të ditur nga VMRO-DPMNE.

Gruevski ka theksuar se prioriteti i partisë që e drejton është normalizimi i situatës politike dhe mbjellja e sigurisë tek qytetarët dhe në këtë plan është e rëndësishme kthimi në rrugën e përparimit dhe prosperitetit ekonomik.

“VMRO-DPMNE përkrah gjitha proceset të cilët do të sjellin përmirësim të standardeve në çdo fushtë dhe çdo vendim I rëndësishëm për shteti duhet bazuar në vullnetin e qytetarëve”, ka theksuar Gruevski.