Maqedoni Gjykata kushtetuese nesër do të diskutoj për kushtetutshmërinë e shpërndarjes së Parlamentit

Gjykata kushtetuese nesër do të diskutoj për kushtetutshmërinë e shpërndarjes së Parlamentit

Gjykata kushtetuese nesër më orën 9 do të diskutoj lidhur me nismën për shqyrtimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendimit për shpërndarjen e Kuvendit, që të premten e dorëzoi deputeti i BDI-së, Talat Xhaferi.

Informacioni për seancën në të cilën do të diskutohet për këtë nismë është publikuar sot, në faqen e internetit të Gjykatës kushtetuese. Ndryshe, është ndryshuar i tërë rendi i ditës së seancës dhe për nesër është caktuar vetëm një pikë “Vendim për shpërndarjen e Kuvendit të RM-së (“Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. бр.9/2016 dhe 33/2016) Referat У.nr.104/2016“.

Deri në Gjykatën kushtetuese është dorëzuar edhe një nismë, e ngjashme si ajo e Xhaferit dhe ka të bëjë me një çështje të ndjeshme rreth krizës politike  apo tërheqjen e vendimit të presidentit Ivanov për faljen e 56 funksionarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.

Nga kjo Gjykatë për “Meta” konfirmojnë se deri tek ta është dorëzuar nismë për vlerësimin e Nenit 11 nga Ligji për falje gjegjësisht kushtetutshmëria e këtij neni në bazë të cilit presidenti Ivanov e bazon faljen e tij.

Nismën e ka dorëzuar banori i Shkupit, Milivoj Micovski ndërsa ajo siç konfirmon sekretari i përgjithshëm i Gjykatës kushtetuese, Olivera Filipovska ka arritur para nismës së deputetët të BDI-së, Talat Xhaferi.