Bota Komisioni Evropian jep 1,8 milardë euro ndihmon Ukrainën

Komisioni Evropian jep 1,8 milardë euro ndihmon Ukrainën

Komisioni Evropian (KE) është e gatshme të ndaj edhe 1,8 miliardë euro për të ndihmuar Ukrainën, deklaroi kryetari i Komisionit Evropian Zhan Klod Junker.

„Solidarizimi me Ukrainën  nuk është histori e zakonshme. Ukraina nuk është vetëm.  Evropa e bashkuar  fuqishëm përkrah Ukrainën dhe programin  reformues  të Qeverisë së saj. Veprimet tona flasin akoma më shumë se fjalët tona” , theksoi Junker në kumtesën e shpallur në selinë e Letonisë, vendit baltik i cili pas Vitit të Ri mori kryesimin e BE-së.

Kjo ofertë për një ndihmë makrofinaciare në formë të huas, duhet të miratohet nga vendet anëtare të BE-së  dhe Parlamenti Evropian. Realizimi i saj do të kushtëzohet me vazhdimin e programit të përpiluar nga FMN-ja dhe realizimin e reformave për të cilat do të do të negociojnë me Komisionin Evropian në Kiev.

Ndihma e re financiareUkrainës duhet t’i ndihmojë  në plan ekonomik dhe atë financiar.