fbpx

Brukseli nuk dëshiron ta komentojë propozimin e Van Hojtes për mediat

-

Komisioni Evropian, nuk dëshiron të spekulojë për detalet nga bisedimet aktuale për ligjin për mediume”, ka deklaruar zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, duke u përgjigjur pyetjes së një gazetarit, se si e komenton propozim-ligjin, të cilin e ka propozuar lehtësuesi belg, Piter Van Hojte.

“Vazhdojmë me punën të cilën e bën Bashkimi Evropian, me respekt të plotë të të drejtave dhe standardeve”, ka deklaruar Kocijançiq.

Ajo gjithashtu ka theksuar se Komisioni Evropian po punon bashkë me liderët politik , “të zbatohet implementimi i planit për të cilin vet ata kanë rënë dakord dhe kanë arritur marrëveshjes”.

“Vlerësojmë se implementimi është vendimtar dhe për këtë arsye kemi dorëzuar një numër të mjeteve për ta përkrahur implementimin. Puna është në vazhdim. Afatet kohore janë të shkurtra dhe të qarta. Puna duhet të vazhdojë, ndërkaq e njëjta u referohet edhe prioriteteve reformuese, të cilat patjetër duhet të zbatohen për të mirën e vendit”, tha Kocijançiq.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.