Maqedoni Komisioni Evropian përshëndeti marrëveshjen dhe pret ligji të kaloj në Kuvend

Komisioni Evropian përshëndeti marrëveshjen dhe pret ligji të kaloj në Kuvend

KE përshëndeti marrëveshjen e arritur për emërimin e prokurorit publik special, njoftoi zëdhënësja e euro- komisarit Han, Maja Kocijançiq gjatë konferencës së sotme të shtypit.

“Firmosëm marrëveshjen që sot në mëngjes në Shkup e arritën partitë politike për emërimin e prokurorit special publik, që ishte element i rëndësishëm i marrëveshjes politike e që u zhvillua me ndërmjetësimin e komisarit Han dhe disa euro- deputetë në qershor dhe korrik. Tani presim miratimin e ligjit relevant në Kuvend dhe presim që prokurori publik ta ketë mbështetjen e duhur për ta kryer punën e vet” tha Kocijançiq.

Zëdhënësja e Han konfirmoi vizitën e euro- komisarit në Maqedoni dhe shtoi se pritet gjatë vizitës të diskutohet edhe për bisedimet para- aderuese në nivel të lartë (HLAD).