Bota Ballkan Eurodeputeti i Bullgarisë akuzoi policinë maqedonase se torturon bullgarët

Eurodeputeti i Bullgarisë akuzoi policinë maqedonase se torturon bullgarët

 

Eurodeputeti nga Bullgaria,Angel Xhambaski, i dërgoi letër Komisionit Evropian në lidhje me marrjen në pyetje të shtetasve bullgarë nga shërbimet e sigurimit të Republikës së Maqedonisë.

Në fakt, sipas Xhambaskit, më 25 nëntor  të vitit 2014, presidenti i Klubit kulturor bullgar në Shkup ka reaguar për shkak të shkeljes së të drejtave të qytetarëve të Strumicës dhe Koçanit,të bëra nga polica e Maqedonisë.

Nga Ministria Punëve të Brendshme të Maqedonisë, të pyetur për të komentuar këtë çështje, për Agjencinë e Lajmeve “Meta”, thonë se ata “punojnë në përputhje me rregullat ligjore pozitive dhe njëjtë trajtojnë të gjithë qytetarët”.

Siç pohon Xhamaski, kurse bënë të ditur rrjeti- online “Kros”, ata janë të pyetur për veprimtarinë e Klubit kulturor bullgar dhe lidhjet e tyre me eurodeputetët bullgarë.

Ky aksion i policisë maqedonase mund të reflektohet edhe tel negociatat e  këtij viti të Komitetit të Përzier Parlamentar të BE-së dhe Maqedonisë, i cili dje edhe sot mbahet në Strasburg. Eurodeputeti Xhambaski, është anëtar i VMRO-së bullgare, dhe është pjesë e këtij delegacioni.

Gjatë bisedimeve eurodeputeti ka kërkuar të drejtohen kritika serioze të delegacionit nga Shkupi dhe lidhur me këtë çështje.

Kryetari i Klubit bullgar në Shkup, Lazar Mladenov, pohon se aktivistët e tij janë thirrur në të ashtuquajturën “bisedë miqësore” në shërbimet e sigurimit. Njerëzit janë dëgjuar, kryesisht për atë kush hyn e kush del në zyrat e tyre në Strumicë dhe a mendojnë të hapin zyra të tjera. “Biseda” e parë është bërë në Strumicë, në zyrën e shërbimeve të sigurimit, derisa në Koçan një person është thirrur në restorant, që të tregoj se bëhet fjalë për takim joformal.

Në përbërjen e delegacionit të Maqedonisë janë, kryetari i komitetit Kenan Hasipi, dhe anëtarët janë deputetët Artan Grubi, Antonio Miloshoski, Silvana Boneva, Vladimir Gjorçev dhe Bekim Fazliu.