Komisioni Evropian sot miratoi 1,5 milion euro shtesë ndihmë humanitare për Maqedoninë dhe Serbinë për kujdes ndaj refugjatëve.
Euro- komisari për ndihmë humanitare Hristos Stilijanides theksoi se “Ballkani Perëndimor insistoj të ballafaqohet me numri më të madh të refugjatëve deri më tani” dhe për këtë BE i ofron ndihmë në të holla për Maqedoninë dhe Serbinë.
Në Samitin e nesërm në Vjenë, siç thekson KE, do të shqyrtohet fushata për bashkëpunim rajonal, situata ekonomike e Ballkanit Perëndimor, shoqëria civile, përsosja profesionale dhe arsimi i të rinjve, dialogun fetar dhe zgjidhjen e problemit të emigrimit.
KE shtoi se Bashkimi Evropian do t’i jep mbështetje të fuqishme Ballkanit Perëndimor në samitin e nesërm në Vjenë, ku siç përmendet do të marrin pjesë komisarët evropian Marosh Shefçoviç dhe Johanes Han si dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini.