Maqedoni Marrëveshja e Przhinos kyç për fillimin e bisedimeve para- aderuese me BE-në

Marrëveshja e Przhinos kyç për fillimin e bisedimeve para- aderuese me BE-në

Ende nuk është e sigurt nëse bisedimet para- aderuese në nivel të lartë me BE-në do të gjenden në agjendën e euro- komisarit për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johanes Han i cili të premten do të udhëtoj në Shkup, mëson “Meta” nga burimet e larta në Sekretariatin për çështje evropiane.

“Është shumë e rëndësishme që të implementohet marrëveshja politike. Në opinion janë në rritje zërat se mos- realizimi i marrëveshjes mund të kontribuojnë për zbritjen e seancës plenare për HLAD nga agjenda e Han. S’mund as të konfirmoj e as të mohoj nëse është kështu. SÇE përgatitet dhe sido që të jetë do të ketë takim për HLAD” thotë burimi i njëjtë.

Nga SÇE nuk duan të komentojnë nëse implementimi i marrëveshjes nga Przhino mund të kontribuojë që mos të merret rekomandim për fillimin e bisedimeve. Sipas tyre, skenari i tillë do të thoshte se Maqedonia kthehet mbrapa sipas kritereve të Kopenhagës.

Javën e ardhshme në Bruksel autoriteteve maqedonase do t’u prezantohet propozim- raporti në të cilin do të theksohet avancimi, por edhe vërejtjet e KE-së për Maqedoninë. Megjithatë, zbatimi i marrëveshjes politike ngel kyç për raportin.