Maqedoni Departamenti i shtetit: Fuqishëm inkurajojmë Ivanovin që të tërheq vendimin për falje

Departamenti i shtetit: Fuqishëm inkurajojmë Ivanovin që të tërheq vendimin për falje

Departamenti shtetëror amerikan edhe njëherë kërkoi nga presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov që të tërheq vendimin për falje dhe t’u lejojë PSP-së dhe gjykatave tjera të kryejnë punën e tyre.

Këtë në konferencën e djeshme për shtyp e theksoi Elizabet Trudo, drejtorja e Zyrës për shtyp të Departamentit.

“Ne dhe BE theksuam shqetësimin tonë për rëndësinë e zgjedhjeve të besueshme në Maqedoni. Koha është e shkurtër. Ngel shumë punë për t’u bërë. Fuqishëm e inkurajojmë presidentin Ivanov që të tërheq vendimin e faljes dhe t’u lejojë PSP-së dhe gjykatave tjera të kryejnë punën e tyre- tha Trudo.