Maqedoni Sot skadon afati për marrëveshje për rregullativën zgjedhore

Sot skadon afati për marrëveshje për rregullativën zgjedhore

Sot është dita e fundit e afatit që grupet e punës të arrijnë marrëveshje për rregullativën zgjedhore, siç parashihet me Marrëveshjen e Przhinos. Siç njoftojnë nga partitë pjesëmarrëse në bisedime, grupet e punës takimin e kanë pasur të dielën, por nuk është arritur asnjë marrëveshje.

E vetmja gjë për të cilën partitë janë dakorduar deri më tani është përbërja e KSHZ-së ku do të ketë tre përfaqësues nga pushteti, tre nga opozita dhe tre ekspertë.

Sipas burimeve të “Meta”, LSDM kërkon hapjen e ministrisë së Diasporës dhe barazimin e votës së votuesve, siç thuhet në rekomandimin e OSBE-ODIHR.

Më së voni 20 tetori është afati i ardhshëm që partitë duhet ta respektojnë, për formimin e qeverisë së përkohshme gjegjësisht për emërimin e dy ministrave dhe tre zëvendës- ministrave me propozim të LSDM dhe dy zëvendës ministra sipas propozimit të VMRO DPMNE.