Bota Ballkan Një pjesë e SIRIZA kërkon Cipras të anuloj marrëveshjen me BE-në

Një pjesë e SIRIZA kërkon Cipras të anuloj marrëveshjen me BE-në

Ministri i energjisë, Panajotis Lafazanis kërkon kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras ta tërheq marrëveshjen me kreditorët para se të miratohen vendimet përfundimtare në Parlament.

Lafazanis i cili prej fillimit ishte kundërshtar i rreptë i kërkesave dhe propozimeve të institucioneve evropiane dhe masat i konsideron si nënçmuese me vendim me shkrim komentoi se marrëveshje është e papranuar dhe është kundër vullnetit të popullit.

Sipas tij, nuk ia vlen kjo marrëveshje e papranuar të bie në kurriz të SIRIZA-s dhe të shkruhet në historinë e kësaj partie dhe kësaj qeverie luftarake që premtoi abrogimin e memorandumeve për kursim

Në ndërkohë, deri më teni dorëheqje dhanë zëvendës- ministri i jashtëm Nikos Hundis i cili u largua nga Qeveria për ta zëvendësuar vendin e euro- deputetit Manolis Glezos në euro- parlament.

Ende nuk dihet se çfarë hapash do të ndërmerr Cipras për të ardhmen e qeverisë e cila vepron tërësisht e ndarë dhe jostabile për momentin.