Bota Damask: Sulmi i forcave turke në Siri agresion i turpshëm

Damask: Sulmi i forcave turke në Siri agresion i turpshëm

Sulmi i Turqisë në territoret siriane është një akt agresiv i turpshëm, informoi sot qeveria siriane  në reagimin e saj për aksionin e mbrëmshëm ushtarak të armatës turke në evakuimin e eshtrave të Sulejman – shah, duke shtuar se Ankaranë do ta konsiderojë përgjegjëse për pasojat,  raporton agjencia SANA.

“Turqia jo vetëm që i jep çfarëdo lloj përkrahje marionetave të saj të Shtetit Islamik Frontin Al-Nusra dhe grupeve të tjera terroriste, madje po bën agresion të turpshëm  në territorin e Sirisë”, thuhej në kumtesën e Qeverisë siriane.

Autoritet siriane informojnë se qeveria turke ka informuar konsullatën siriane në Stamboll për zhvendosjen e varrezës së Sulejman- shah, dhe se për këtë nuk kanë pritur lejen e Sirisë.