Bota Ballkan Bushati: Të frikësuar janë ata që mendojnë se me Maqedoninë mund të...

Bushati: Të frikësuar janë ata që mendojnë se me Maqedoninë mund të sundohet pa shqiptarët

Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati në profilin e tij në Twitter publikoi koment për zhvillimet e reja të situatës në Maqedoni, duke evituar që të përmend vendimin e njoftuar mbrëmë të presidentit të Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili refuzoi të jep mandatin duke u arsyetuar me “Platformën e përpiluar në Tiranë”.

Shefi i diplomacisë shqiptare porositi duke thënë se vetëm personat e frikësuar nga vlerat e vërteta mund të mendojnë se me Maqedoninë mund të sundohet pa pjesëmarrjen e shqiptarëve.

“Ne vazhdimisht nxitim faktorin shqiptar, pa marrë parasysh ku është, përfshirë edhe Maqedoninë, që të luaj rol konstruktiv dhe në mënyrë aktive të merr pjesë në proceset demokratike dhe problemet e veta t’i zgjidh në mënyrë institucionale. Ata që mendojnë se me Maqedoninë mund të sundohet pa shqiptarët, janë të frikësuar nga barazia sociale dhe vlerat e parimet evropiane”, porositi përmes Twitterit ministri i jashtëm shqiptar, Bushati.