Maqedoni Brukseli nuk komenton vizitën e Kurc dhe mban qëndrimin për ndarjen e...

Brukseli nuk komenton vizitën e Kurc dhe mban qëndrimin për ndarjen e partisë nga shteti

Komisioni Evropian sot nuk deshi të komentoj pjesëmarrjen e ministri të jashtëm të Austrisë Sebastian Kurc në mitingun partiak të VMRO DPMNE-së dhe takimin e tij shtetëror me shefin e diplomacisë së vendit, Nikolla Poposki.

Në pyetjen e “Meta” se si e komenton vizitën e këtillë të përfaqësuesit të lartë të një vendi- anëtarë të BE-së, nga Brukseli thonë se qëndrojnë pas deklaratës që më 18 nëntor e dha euro- ambasadori Zhgobar dhe ambasadorët e vendeve- anëtare të BE-së në Maqedoni për zgjedhjet e ardhshme.