Maqedoni Besimi: Për emigrantët duhet të koordinohemi me vendet e rajonit dhe BE-në

Besimi: Për emigrantët duhet të koordinohemi me vendet e rajonit dhe BE-në

Lidhur me emigrantët, Maqedonia duhet të ketë koordinim të fuqishëm me vendet e rajonit, vendet e rutës ballkanike dhe BE, për zbatim të suksesshëm të vendimeve të BE-së dhe ajo që pritet të miratohet në Samitin e Brukselit.

Këtë sote deklaroi zv- kryeministri për çështje evropiane, Fatmir Besimi gjatë vizitës së kampit të emigrantëve “Vinojug” në Gjevgjeli.

Sipas tij, procesi me refugjatët është kompleks sepse ka dimensione humanitare dhe formalo- juridike që duhet të respektohen që t’u ndihmohet kur ata kanë nevojë.

Besimi gjithashtu vlerësoi se emigrantët i kanë të gjithë parakushtet për akomodim dhe trajtim njerëzor deri në tranzitimin nëpër vend.

Gjatë koordinimit në Gjevgjeli është biseduar edhe për përgatitjet për ballafaqimin me sfidat që mund të ndodhin gjatë mbylljes eventuale dhe miratimin e vendimeve nga disa vende që mund të shkaktojnë probleme shtesë.