Maqedoni Bejl dhe Van Honte përforcojnë takimin e liderëve

Bejl dhe Van Honte përforcojnë takimin e liderëve

Bisedimet fituan përforcime, kështu që krahas komisarit Han në bisedime kanë arritur edhe ambasadori amerikan Xho Bejli dhe ndërmjetësi belg, Piter van Hojte.

Në takim me euro- komisarin janë liderët e partive më të mëdha në Maqedoni.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev arriti në takim me Radmilla Sheqerinskën, Renata Deskovskën, Damjam Mançevskin dhe Oliver Spasovskin.

Më herët, komisari Han  u takua me kryeministrin Gruevski dhe liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Kryeministrit shoqëri i bënë ministri i jashtëm Nikolla Poposki, zëvendës ministri i drejtësisë Biljana Brishkovska, ministri i shëndetësisë NIkolla Todorov dhe shefi i kabinetit të kryeministrit, Martin Protogjer.