Bota Ballkan Athinë: Ahmeti vjen me nismë të tij, ne i thamë Poposkit çdo...

Athinë: Ahmeti vjen me nismë të tij, ne i thamë Poposkit çdo gjë

Vizita e kreut të BDI-së, Ali Ahmeti në Athinë pasnesër në Greqi paralajmërohet si pjesë e tentativave që të gjendet zgjidhje më të shpejtë nga udhëkryqi në të cilin është bllokuar çështja e emrit. Në analizën e gazetës greke “To Vima” takimi i Ahmetit me shefin e diplomacisë greke vlerësohet si pjesë e strategjisë greke që në këtë periudhë të gjendet zgjidhje kompromisi për kontestin.

Burime greke për “Meta” komentojnë se vizita e Ahmetit është me nismën e tij në suazat e përpjekjeve të tij që të mbahen kontakte me opinionin ndërkombëtarë.

Burimet tona thonë se ky takim nuk është kurrfarë porosie nga qeveria greke, e as nismë e saj dhe të gjithë çështjeve kyçe që është dashur të thuhen me ministrin e jashtëm, Nikolla Poposki.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, zv/kryeministri i Marrëveshjes kornizë Musa Xhaferi dhe zv/kryeministri i çështjeve evropiane Fatmi Besimi në takimin me shefin grek të diplomacisë nuk shkojnë në cilësinë e përfaqësuesve të qeverisë, njoftuan për “Meta” nga MPJ-ja.

Nga ky dikaster thonë se bëhet fjalë për takim partiak dhe se partneri i koalicionit nuk është koordinuar me ta lidhur me temat.