Maqedoni Ambasada e SHBA-së: Pohimet e Lavrov janë absurde

Ambasada e SHBA-së: Pohimet e Lavrov janë absurde

Absurde janë akuzat se SHBA-të janë të përfshirë në komplot për destabilizimin e Maqedonisë, njoftojnë nga ambasada e SHBA-së në Shkup për Nova TV.

Reagimi i këtillë ka të bëjë me akuzat e kohëve të fundit të shefit të diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, i cili akuzoi Perëndimin se qëndron pas krizës politike në vend dhe se po bën presion ndaj kryeministrit Nikolla Gruevski.

“Akuzat e kohëve të fundit se SHBA ose disa organizata amerikane janë të përfshira në komplot për destabilizim të Maqedonisë janë absurde. SHBA dëshiron paqe dhe stabilitet në Maqedonia, si pjesë e nismës tonë “Evropa e plotë, e lirë dhe e qetë”. Qytetarët e Maqedonisë dhe liderët e tyre duan të hyn në BE dhe NATO, duke ditur se kjo është rruga më e mirë dhe më e sigurt për prosperitetin e Maqedonisë. Ne tërësisht pajtohemi me këtë- thuhet në reagimin e ambasadës së SHBA-ve.

Ministri i jashtëm rus, Sergej Lavror para tre ditëve gjatë fjalimit të tij në Këshillin e federatës ruse, tha se pas presionit që Perëndimi po e kryen ndaj kryeministrit maqedonase qëndron refuzimi i Gruevskit që të miratoj sanksione ndaj Rusisë dhe mbështetjen e projekteve të gazit “Përroi jugor” dhe tani “Përroi turk”.

“Po bëhen përpjekje Qeveria e Gruevskit të akuzohet se nuk i përmbush obligimet ndaj popullit, por pas kësaj, në fakt, fshihet dëshira që të kryhet presion në lidhje me refuzimin e tij që t’i bashkëngjitet sanksioneve kundër Rusisë dhe në lidhje me mbështetjen e “Përroit jugor” dhe gatishmëria për bashkëpunim gjatë realizimit të alternativave tjera për transportin e karburantit, përfshirë edhe “Përroi turk”. Është shumë e rrezikshme se për këtë qëllim bëhen përpjekje që të shfrytëzohet faktori shqiptar. Para shumë viteve kishte kundërshtime serioze dhe atëherë (në vitin 2001) u firmos Marrëveshja kornizë e Ohrit ndërsa tani flitet se Maqedonia duhet të federalizohet edhe më thellë, madje edhe të propozohen ide dhe të ndahet, kështu që një pjesë do t’i jepet Shqipërisë e një pjesë tjetër Bullgarisë. Është e qartë se ngjarjet në Maqedoni kontrollohen nga jashtë- tha Lavrov.