Maqedoni Ambasada britanike: Nevojitet konsensus për çështjet e mbetura nga Përzhino

Ambasada britanike: Nevojitet konsensus për çështjet e mbetura nga Përzhino

Ambasada britanike në Maqedoni përmes njoftimit i bëri thirrje liderëve politik që të arrijnë konsensus për çështjet e hapura, me qëllim që të sigurohen zgjedhje korrekte dhe demokratike.

“Duhet të përfundojnë edhe shumë gjëra për zgjedhje të besueshme, në veçanti lidhur me listën zgjedhore, mbulimin e baraspeshuar mediatik dhe qasje të barabartë deri te mediumet. Progresi i deritashëm bazohej në marrëveshje mes katër partive kryesore. Nëse bëhet fjalë për gjetje të zgjidhjes për krizën e vazhduar jo të volitshme politike, çështjet tjera gjithashtu  duhet të zgjidhen me konsensus dhe në mënyrë ku të gjitha partitë do të përfshihen në zgjedhjet do të pranojnë rezultatin i vullnet i opinionit vendor” thuhet në reagimin e ambasadës britanike pas emërimit të qeverisë teknike e cila do t’i zbatoj zgjedhjet dhe vendimin e LSDM-së opozitare që mos të merr pjesë në zgjedhjet nëse ato mbahen më 24 prill.