Maqedoni Zoran Trajçevski: Kam presione nga më shumë anë, por nuk do të...

Zoran Trajçevski: Kam presione nga më shumë anë, por nuk do të bie pre

Kam presione nga më shumë anë, konfirmoi për “Meta” drejtori i Agjencisë për shërbime audio dhe audio- vizuale (ASHAAV), Zoran Trajçevski, në pyetjen nëse partitë politike tentojnë të ndikojnë ndaj tij.

“Kam presione nga më shumë anë, por nuk do të bie pre dhe do të punojmë në mënyrë profesionale dhe transparente si deri më tani” shprehet ai.

Trupi ad- hok për vëzhgimin e mediave me tre vota “për” dhe një “kundër” të premten vendosi ASHAAV të miratoj procedurë kundërvajtjeje për televizionet “Nova” dhe “Sitel” për mos- balancim gjatë transmetimit.

Për mediat tjera që janë fokus i vëzhgimit, nuk janë konstatuar shkelje të Kodit zgjedhor.