Maqedoni Zoran Bozhinovski mbrëmë është ekstraduar në Maqedoni

Zoran Bozhinovski mbrëmë është ekstraduar në Maqedoni

Gazetari dhe pronari i portalit “Burevesnik” Zoran Bozhinovski i cili dje u arrestua në Novi Sad, mbrëmë rreth orës 21 e 30 është ekstraduar në Maqedoni, konfirmojnë për “Meta” nga MPB.

“Procedura është përfunduar mbrëmë rreth 21 e 30. Atë e zbaton Ministria e drejtësisë ndërsa MPB është njoftuar për procedurën” thanë nga MPB.

Jo- zyrtarisht, Bozhinovski është transferuar në burgim hetimor Shkup në lagjen e Shuto Orizarës ndërsa procedura e mëtutjeshme kundër tij është në kompetencën e Ministrisë së drejtësisë.

Bozhinovski dje u arrestua në Novi Sad me urdhër të ministrisë së drejtësisë së Serbisë ndërsa në bazë të urdhrit për arrest që u lëshua ndaj tij në nëntor të vitit 2013 si i dyshuar për rastin “Spiun”.

Ky është arrestimi i dytë i Bozhinovskit në Serbi, ku ai qëndronte disa vite. Herën e parë u arrestua më nëntor të vitit 2013 në Novi Sad, me urdhër arrest nga Interpoli dhe kaloi më shumë se 1 vit në burg, pas çka u lëshua të mbrohet në liri me vendim të Gjykatës së apelit në Serbi.