Maqedoni Zaev: Vjen koha që kjo marrëzi e pushtetit t’i jepet fund

Zaev: Vjen koha që kjo marrëzi e pushtetit t’i jepet fund

und. Për këtë pushtet nuk mjaftojnë as protestat prej dhjetëra mijëra qytetarësh, që të pranojë të paktën të bisedojë për problemet.

Kjo është një pjesë e deklaratës së liderit socialdemokrat, Zoran Zaev, i cili pati sot një dalje për media, shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe nga dhjetëra aktivistë të LSDM-së.

Deklarata e tillë u bë në dyvjetorin e ngjarjeve të “24 dhjetorit”, kur deputetët e opozitës maqedonase u dëbuan me forcë nga salla plenare.

“Sot të gjithë e kanë të qartë se kemi një pushtet që qeveris 100 për qind për nevojat e nevojat e veta dhe për nevojat e bizneseve të krerëve të pushtetit, i cli krijon politika dhe ligje me të cilat vazhdon pozicionin e tij, në dëm të popullit të vet”, deklaroi Zaev.

Duke e quajtur 24 dhjetorin 2012, si ditën e vdekjes së demokracisë parlamentare, Zaev tha se duhet t’ jepet fundit përpjekjes së pushtetit për të vazhduar betejën me lirinë e shprehjes, me demokracinë dhe me lirinë e zgjedhjes të qytetarëve.

“Askush të mos mendojë se LSDM dhe opozita do të lejojnë shkatërrimin e Maqedonisë”, deklaroi kreu socialdemokrat.