Maqedoni Zaev për “Frans Pres”: E di se më 5 qershor nuk do...

Zaev për “Frans Pres”: E di se më 5 qershor nuk do të ketë zgjedhje

Në intervistë për Agjencinë “Frans Pres”, kreu i LSDM-së Zoran Zaev tha se zgjedhjet e parakohshme duhet të anulohen derisa të mos plotësohen kushtet për zgjedhje korrekte dhe të lira.

“E di se nuk do të ketë zgjedhje më 5 qershor” tha Zaev.

Siç shkruan në intervistë, kreu i LSDM-së pres që të gjitha partitë politike javën e ardhshme, në pajtim me ligjet e vendit, ta ftojnë kryetarin e Parlamentit, Trajko Veljanovski që të thirr seancë.

Paraprakisht, intervistë për “Frans Pres” dha edhe lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski i cili se zgjedhjet më 5 qershor do të mbahen, por se ai është i gatshëm menjëherë pas zgjedhjeve të organizoj edhe zgjedhje tjera që t’ju jep mundësi qytetarëve të zgjedhin.