Maqedoni Zaev pas takimit me Ahmetin: Nuk preket Kushtetuta edhe nëse nuk i...

Zaev pas takimit me Ahmetin: Nuk preket Kushtetuta edhe nëse nuk i marr nënshkrimet

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev sot pas takimit treorësh me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin në Reçicë të Vogël deklaroi se është afër marrëveshjes dhe se në takim është biseduar për kushtetutshmërinë e vendimeve.

“Bisedimet janë në rrjedhë e sipër. Intensiteti rritet. Disa çështje janë rregulluar dhe këto çështje do t’i shpalosim para grupeve të punës të LSDM-së dhe BDI-së. Kjo bëhet që të tejkalohen disa çështje në interes të komunitetit shqiptarë, por në kornizat e Kushtetutës” tha Zaev duke shtuar Kushtetuta nuk do të ndryshohet edhe nëse kjo do të thotë që mos t’i merr nënshkrimet për marrjen e mandatit.

Kreu u Socialdemokratëve tha se në takimet disaditore zhvillohet bisedimet rreth kushtetutshmërisë së propozimeve për përdorimin e gjuhës shqipe. Ai krahasoi qëndrimin e BDI-së, që u shpalos përmes deklaratës së djeshme të zëdhënësit Bujar Osmani, i cili tha se po punohet për atë nëse do të pranohen ose jo propozimi i BDI-së për përdorimin e gjuhës shqipe.

Zaev tha se nuk ka dallim në lidhje me integrimin euro- atlantik të Maqedonisë dhe për PSP-në.

Në pyetjen e gazetarëve u përgjigje se në takimet paraprake është diskutuar për shpërndarjen e barabartë të buxhetit nëpër komunat e Maqedonisë. Ai theksoi se të gjitha komunat do të kenë buxhet të barabartë sepse vizioni i LSDM-së është që të krijohet shoqëri e barabartë për të gjithë.