Maqedoni Zaev vendosi të shkoj në Bruksel

Zaev vendosi të shkoj në Bruksel

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev së bashku me Radmilla Sheqerinskën dhe Renata Deskoskën do të marrin pjesë në takimin e nesërm në Bruksel me komisarin për zgjerim të BE-së, Johanes Han.

“Prononcimi i euro- komisarit Johanes Han së bashku me sekretarin e përgjithshëm të OSBE, se raporti final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet e parakohshme zgjedhore në vitin 2014 në Maqedoni përmban lëshime të shumta, për të cilat nevojitet menjëherë të zbatohen rekomandimet e misionit vëzhgues, si dhe thirrjen e qartë që të arrihet marrëveshje për pikat tjera gjegjësisht organizimin e qeverisë e cila do t’i përgatit zgjedhjet e ardhshme, e vlerësojmë për konfirmim të fuqishëm të pozitave të euro- komisarit Han në bisedën telefonike me kryetarin Zaev dhe përmes njoftimit me shkrim nga KE. Presim bisedime parimore të vendosure në bazë të barabartë”, shkruan në njoftimin e LSDM-së.

Në njoftim thuhet se përpjekjet e nxjerra të euro- komisarit Han për hapjen e çështjeve thelbësore, organizimin e qeverisë e cila do t’i organizoj zgjedhjet demokratike, hapjen e rrugës për fillimin e negociatave të mundshme për zgjidhjen e krizës politike.