Maqedoni Zaev në takim me Ji: Të gjithë t’i mbështesin proceset demokratike për...

Zaev në takim me Ji: Të gjithë t’i mbështesin proceset demokratike për qeverinë e re

Është shprehur mbështetje për proceset demokratike në Maqedoni, të cilat pas zgjedhjeve kredibile vazhduan me emërimin e kryetarit të ri të Kuvendit nga radhët e shumicës parlamentare ndërsa do të rezultojnë me zgjedhjen e Qeverisë së re në Maqedoni, ka thënë LSDM në njoftimin me të cilin njoftoi për takimin e sotëm të liderit partiak Zoran Zaev, zv- kryetares, Radmila Sheqerinska dhe sekretarit të përgjithshëm, Oliver Spasovski me zv- ndihmës sekretarin shtetëror amerikan Hojt Brajan Ji dhe me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

“Kryetari i ri i Kuvendit është zgjedhur sipas ligjit dhe në mënyrë legjitime, sipas Rregullores, ligjeve dhe Kushtetutës. Vazhdojmë t’i lëvizim proceset me përkushtim dhe me mençuri dhe në periudhën e ardhshme do t’i qasemi formimit të qeverisë së re reformuese”, ka thënë Zaev.

Kryetari i partisë ka njoftuar para diplomatëve të SHBA-së se “Gjorge Ivanov do të merr njoftim nga kryetari i ri i Kuvendit se ekziston shumicë demokratike të formuar parlamentare dhe do të kërkoj nga presidenti i shtetit të veproj sipas obligimit kushtetues që ta ndaj mandatin”.

Kryetari partiak ka porositur se qeveria e ardhshme është e gatshme të bashkëpunoj me opozitën e ardhshme në interes të proceseve reformuese, “por se për momentin është shumë e rëndësishme VMRO DPMNE të pranoj se është opozitë dhe t’i ndalojë tensionet”.