Maqedoni Zaev: Është e vërtetë se mafia është në Qeveri

Zaev: Është e vërtetë se mafia është në Qeveri

Në Maqedoni, sipas tij ka luftë për liri dhe demokraci dhe ato kanë çmim të lartë. Është e vërteta se mafia është në Qeveri dhe paniku i paparë, tha ai tregon se pushteti është e vetëdijshme se për ta s’ka rrugëdalje.

“Çdo gjë që bën Gruevski është përpjekje dhe propagandë për të gjetur shpëtim nga Prokuroria speciale publike. Gruevski dhe njerëzit e tij e dinë se janë të përfshirë në kriminalitet dhe patjetër duhet të përgjigjen. Atëherë pohonin se kanë përgjuar shërbime, më pas furgone të verdha dhe në fund se kinse këtë e ka bërë opozita. Tani sërish, përmes propagandës thonë se ne kemi falsifikuar letërnjoftime. Mediumet e Gruevskit njëjtë sikur në rastin” Puçi” plasojnë të dhëna për të cilat hetimi është në vijim e sipër” thotë Zaev.

Në pyetjen e gazetarëve për takimin me të dyshuarin për aferën me letërnjoftime, Zakir Bekiri dhe si janë gjetur këto regjistrime tek ai, Zaev tha se pret këtë të zbuloj hetimi.

Për Marrëveshjen e Përzhinos, lideri i LSDM thotë se është mundësia e vetme për dalje nga kriza politike në Maqedoni.