Maqedoni Zaev: Do të tentojmë të tërheqim sa më shumë votues të papërcaktuar

Zaev: Do të tentojmë të tërheqim sa më shumë votues të papërcaktuar

LSDM punon me fokus dhe qëndron në qëndrimet për zgjedhje korrekte dhe demokratike, tha sot lideri i opozitës, Zoran Zaev.

“Po i përgatitim partinë dhe anëtarësinë tonë për zgjedhje dhe shpresoj që do të arrijmë të marrim numër të madh të votuesve të papërcaktuar. Shpresojmë do ta kemi përkrahjen e tyre kundër këtij pushteti të mbrapsht dhe shpresojmë kjo të ndodh më 5 qershor” tha Zaev.

Ai tha se sipas të dhënave që arrijnë nga KSHZ, ka mundësi të lista zgjedhore të pastrohet në kohë. Zaev shtoi se mediat edhe më tej ngelin çështje e hapur.

“Kjo është arritur si marrëveshje në Përzhino dhe komuniteti ndërkombëtarë dërgoi mesazh të qartë se nuk ka zgjedhje të besueshme dhe korrekte pa ndryshime në sferën e mediave. Shpresoj që në periudhën që vjen qytetarët do të ndjejnë ndryshim në hapësirën mediatike, në funksion të informimit të baraspeshuar në përmbushjen e normave profesionale në këtë sferë” tha Zaev.