Kronikë Vritet një polic në Kumanovë

Vritet një polic në Kumanovë

Një pjesëtar i policisë mbrëmë rreth orës 23 është vrarë gjatë intervenimit pas denoncimit për dhunë në familje në lagjen rome në Kumanovë Sredorek, njofton Prokuroria publike.

Siç thuhet në njoftim, gjatë intervenimit, i denoncuar për dhunë familjare ka sulmuar katër policët të cilët kanë ardhur në shtëpinë e tij, pas çka i ka shkaktuar plagë me thikë në shpinë.

Për shkak të seriozitetit të plagëve, polici ka ndërruar jetë para se të arrijnë ndihma e shpejtë.

Nga MPB sot njoftuan se i vdekuri është G.S 36 vjeç.

Policia po bën ekspertizën në vendin e ngjarjes ndërsa sulmuesi është arrestuar.