Maqedoni VMRO DPMNE: Zaev zbuloi taktikat negociuese të Maqedonisë

VMRO DPMNE: Zaev zbuloi taktikat negociuese të Maqedonisë

“Zoran Zaev me konferencën e sotme të shtypit tregon se e vërteta është një dhe prej saj, madje edhe materiale të prera, të ngjitura dhe të montuara, siç ai e bën, nuk mund të iket”, reagojnë nga VMRO DPMNE ndaj bombës së sotme të LSDM-së.

Nga partia thonë se sot është shumë e qartë se cili është funksioni i narrativit të Zaevit, i cili, sipas VMRO DPMNE-është është biseda më e gjatë që i ka emetuar. Nga DPMNE thonë se është shumë e pahijshme se deri ku mund të lëshohet njeri aq poshtë me gënjeshtrat e tij.

“Me konferencën e sotme për shtyp, praktikisht lehtësoi pozicionin e R. së Greqisë dhe i zbuloi taktikat negociuese të R. së Maqedonisë. Sot është më se e qartë se Zaev është vetëm instrument i rëndomtë për destabilizim dhe se po zbaton prej përpara skenar të shkruar, kundër interesave të shtetit- thuhet në reagimin e partisë në pushtet.