Maqedoni VMRO DPMNE kërkon LSDM ta tërheq Xhaferin e jo të kërkoj mandat...

VMRO DPMNE kërkon LSDM ta tërheq Xhaferin e jo të kërkoj mandat nga Ivanovi

Pozicionet e dy partive, sipas njoftimeve të rregullta ditore, një ditë pas bisedës me zëvendës ndihmës sekretarin e SHBA-së për Evropë dhe Euro Azi, Hojt Brajan Ji, ngelin të pandryshuara.

Nga VMRO DPMNE thonë se presedenca e këtillë e LSDM-së hap mundësi në të ardhmen “në mënyrë joligjore të përsëritet procedura e këtillë dhe në këtë mënyrë të votohet dygjuhësia, bankënotat në shqip, uniformat dygjuhësore, gjenocidi dhe të gjitha elementet e Platformës së Tiranës”.

Ndërsa nga LSDM theksojnë se pas emërimit të kryetarit të Kuvendit, shumica parlamentare ka përgjegjësi që ta formojë qeverinë e re dhe se këtë e pret opinioni vendor dhe ai ndërkombëtarë.

“Kryetar i ri i Kuvendit është Talat Xhaferi, me të cilin siç tha edhe Hojt Ji, do të punojnë SHBA-së, BE-ja, NATO-ja dhe Berlini zyrtar. Kryetari i ri legjitim i Kuvendit do të dërgoj njoftim pranë presidentit Ivanov se është formuar shumicë demokratike legjitime dhe se Ivanov është i obliguar t’ia ndaj mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.